Dokumentet zyrtare e demantojnë Komunën e Çairit

Pas reagimit të Aleancës për Shqiptarët për kredinë prej 120 milionë denarësh, Komuna e Çairit u përpoq ta paraqesë këtë huamarrje si kredi për investime.

 

Por procesverbali zyrtar i përgatitur nga vetë Komuna thotë diçka krejt tjetër. Në këtë dokument, përfaqësuesi i propozuesit, e thotë qartë se huamarrja bëhet “me qëllim shlyerjen e borxheve të Komunës së Çairit”.

Atëherë, kush po e thotë të vërtetën, procesverbali zyrtar apo postimi në Facebook?

Nëse kredia është për investime, Komuna le ta publikojë menjëherë listën e projekteve konkrete për këtë vlerë të kredisë. Nëse është për borxhe, le ta pranojë hapur para qytetarëve.

Qytetarët e Çairit nuk meritojnë mjegullim, por transparencë. Dokumentet zyrtare nuk mund të fshihen me statuse në Facebook.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT