Numri i banorëve në Greqi ka ardhur në rënie drastike vitet e fundit

Fenomeni i lindjeve të ulëta në Greqi si dhe plakja e popullsisë është një fakt

Në vitin 2022, Greqia regjistroi numrin më të ulët të lindjeve, që është një shifër alarmante, për të cilën duhen ndërmarrë hapa seriozë në të ardhmen, raporton Hellenic News.

Fenomeni i lindjeve të ulëta në Greqi si dhe plakja e popullsisë është një fakt që po zhvillohet vazhdimisht prej 35-40 vitesh.

Ndryshe, Greqia është një nga vendet me natalitet më të ulët në Evropë dhe në disa fshatra nuk ka lindje prej vitesh.

Ministria e Shëndetësisë po punon tashmë intensivisht për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e matjes së indeksit të fertilitetit dhe ruajtjen e vezëve të shëndetshme për fekondim të mëvonshëm.

“Ne do të ofrojmë 500 ekzaminime falas në 40 ishuj”, theksoi drejtori i Shoqatës Greke të Mjekësisë Riprodhuese, Konstantinos Patoulis.

“Tashmë për të katërtin vit kemi një bilanc negativ mes lindjeve dhe vdekjeve në vendin tonë. Vlerësohet se në vitin 2050 popullsia e Greqisë nuk do të kalojë 7.5 milionë banorë”, tha ai.

Drejtori i Shoqatës Greke të Mjekësisë Riprodhuese tha se nuk ka informacion të mjaftueshëm për trajtimet e fertilitetit dhe infertilitetit në Greqi.

Vetëm një grua në 10 e di se pas moshës 35 vjeçare rezervat e vezëve zvogëlohen gradualisht, gjë që arrin kulmin pas moshës 40 vjeçare. Gjasat që një grua të mbetet shtatzënë pas moshës 40 vjeçare janë ndërmjet 30 dhe 50 për qind, ndërsa në realitet është midis 3 dhe 5 për qind.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights