Investime në infrastrukturën sportive: Përfundon rinovimi i zhveshtoreve në stadiumin e Tearcës

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se komuna ka finalizuar projektin për përmirësimin e kushteve në infrastrukturën sportive, duke përmbushur një prej premtimeve të dhëna për komunitetin.

 

Në kuadër të këtij angazhimi, zhveshtoret e stadiumit të futbollit në Tearcë kanë pësuar një transformim të plotë. Përveç lyerjes së mureve, janë ndërruar dyert dhe dritaret, duke eliminuar dëmtimet e mëparshme dhe duke krijuar një mjedis dinjitoz për sportistët.

Siguria dhe mbrojtja e pronës

Për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e këtij objekti sportiv, është instaluar një sistem i ri i kamerave të mbikëqyrjes. Ky investim synon mbrojtjen e pronës publike nga dëmtimet e mundshme.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ruajmë pronën publike, sepse ajo është pasuri e përbashkët dhe detyra jonë është ta mbrojmë me përgjegjësi,” theksoi kryetari Memishi.

Në fund të njoftimit, i pari i Tearcës shprehu mirënjohje për donatorët dhe të gjithë qytetarët vullnetmirë, kontributi i të cilëve po ndihmon në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe mbështesin zhvillimin e sportit lokal.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT