MPB: 100 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar raportin e rregullt statistikor për muajin qershor 2026, duke pasqyruar të dhënat mbi lëvizjet migratore, statusin e shtetësisë, azilin dhe lejeqëndrimet në Republikën e Kosovës.

 

Sipas raportit të Departamentit për Natyralizim, Azil dhe Migracion, aktiviteti gjatë muajit qershor paraqitet si më poshtë:

Statusi i Shtetësisë

  • Lirim nga shtetësia: 100 vendime.

  • Fitim i shtetësisë: 292 vendime pozitive dhe 257 vendime negative.

  • Rifitim i shtetësisë: 556 vendime pozitive dhe 9 vendime negative.

Lejeqëndrimet

  • Lejeqëndrime të përkohshme: 872 të lëshuara.

  • Lejeqëndrime të përhershme: 12 të lëshuara.

Migracioni dhe Azili

  • Migrantë: 72 persona të akomoduar në Qendrën e Përkohshme të Pritjes.

  • Azili: 8 aplikime të regjistruara në Qendrën e Azilit.

  • Qendra e Mbajtjes për të Huaj: Nuk është regjistruar asnjë person i ndaluar gjatë këtij muaji.

Ky raport shërben si pasqyrë zyrtare e veprimeve administrative të institucioneve të Kosovës në menaxhimin e çështjeve të natyralizimit dhe migracionit për periudhën e mësipërme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT