KF Shkëndija e Haraçinës fton tifozët në prezantimin zyrtar të ekipit për sezonin e ri

KF Shkëndija e Haraçinës 77 ka njoftuar mbajtjen e një mbrëmjeje të veçantë për të prezantuar zyrtarisht skuadrën dhe stafin teknik që do të përfaqësojnë klubin në sezonin e ri futbollistik.

 

Klubi u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Haraçinës, tifozëve dhe dashamirëve të sportit që të marrin pjesë në këtë ngjarje për të mbështetur ngjyrat kuqezi.

Detajet e aktivitetit:

  • Data: 15.07.2026 (e mërkurë).

  • Ora: 20:30.

  • Vendi: Para Komunës së Haraçinës.

“Ejani ta nisim së bashku sezonin e ri!”, thuhet në ftesën e klubit, duke nxitur tifozët që të jenë pjesë e këtij fillimi të ri për ekipin.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT