Reagimi i Komunës së Strugës: Pas ankesave të qytetarëve, kërkohet përgjegjësi për ndërprerjen e rrjedhës së Drinit të Zi

Pas reagimeve dhe ankesave të shumta nga qytetarët lidhur me ndalimin e rrjedhës së lumit Drini i Zi, Komuna e Strugës ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar sqarime dhe llogaridhënie nga institucionet kompetente.

 

Nga SHA ELEM është njoftuar se ndërprerja e përkohshme e rrjedhës erdhi si pasojë e një defekti teknik në një kabllo elektrike. Ekipet në terren janë angazhuar për sanimin e prishjes, ndërsa rrjedha e lumit pritet të normalizohet plotësisht sapo të përfundojnë ndërhyrjet teknike.

Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, ka kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të problemit, duke vënë në pah domosdoshmërinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së Drinit të Zi si një ndër pasuritë më të çmueshme natyrore të Strugës.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT