Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Po e bëjmë realitet një projekt dekadash

Kanë nisur zyrtarisht punimet për asfaltimin e segmentit rrugor nga Reçica e Madhe deri te autostrada, një investim i pritur prej dekadash nga banorët e kësaj ane.

 

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, përmes një njoftimi ka theksuar se ky projekt infrastrukturor jetik do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë në komunikacion për të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë aks.

“Një projekt të cilin banorët e Reçicës e kanë pritur me dekada, ne sot po e bëjmë realitet,” ka shprehur Qamili, duke shtuar se Komuna e Tetovës do të vazhdojë me investime konkrete për të siguruar rrugë më cilësore dhe lidhje më të mira për qytetin.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT