Komuna e Dibrës: Nis me turneun e tenisit Kalendari Veror “Dibra 2026”

Ka nisur mbrëmjen e sotme aktiviteti i parë i Kalendarit Veror “Dibra 2026”, me organizimin e një turneu në tenis ku po marrin pjesë sportistë vendorë, përcjell KohaNEWS.

 

Ky aktivitet ka sjellë një atmosferë entuziaste sportive, duke shënuar hapjen zyrtare të një vere të pasur me ngjarje kulturore, artistike dhe sportive për të gjithë qytetarët.

Autoritetet komunale u kanë uruar suksese të gjithë garuesve, ndërkohë që kanë ftuar qytetarët që të bëhen pjesë aktive e ngjarjeve të shumta që do të pasojnë gjatë kësaj stine.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT