REKTORI ZEQIRI PJESËMARRËS NË FORUMIN E BIZNESIT DHE PROMOVIMIN E EDICIONIT TË DYTË TË “LIBRI I BARDHË“
y Forum i Biznesit është pjesë e projektit të USAID-it “Partneritete për donacion”
Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri mori pjesë në Forumin e Biznesit me temë: “Përgjegjësia shoqërore e korporatave, filantropia dhe politikat qeveritare: Bashkëpunim për një shoqëri më të fuqishme”.
Në kuadër të ngjarjes u zhvillua paneli i diskutimit i udhëhequr nga pjesëmarrës të shquar nga sektori privat dhe ekspertë në këtë fushë në RMV, ku gjatë këtij paneli u zhvillua edhe një interaktivitet mes të pranishmëve me ç ’rast rektori Zeqiri potencoi përgjegjësinë shoqërore, humane, asaj të mjedisit dhe etikës së bizneseve që kanë në përditshmëri çdo filantrop në vendin tonë.
Gjatë edicionit të dytë u promovua libri i përpiluar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore “Libri i Bardhë” ku prezantohen tema nga filantropia dhe përgjegjësia shoqërore korporative në vend.
Ky Forum i Biznesit është pjesë e projektit të USAID-it “Partneritete për donacion” i implementuar nga Konekt në partneritet me Qendrën Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse ECNL, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Indigo.