2.2 milionë euro investime infrastrukturore për Komunën e Tearcës!

Së bashku me kryetarin e Komunës së Tearcës, Daut Memishi, zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Tahir Tairi, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, zhvilluam një vizitë pune në terren për të ndjekur nga afër ecurinë e projekteve që po realizohen në komunë.

 

 

Në kuadër të kësaj vizite, përuruam rrugën lokale në fshatin Dobrosht, ku punimet kanë përfunduar me sukses, ndërsa vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugëve lokale në Sllatinë, Përshefcë dhe Gllogjë.

 

Përmes mbështetjes së Ministrisë së Transportit, në Komunën e Tearcës po realizohen gjithsej 7 projekte, me një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro, të cilat përfshijnë rikonstruksionin e rrugëve lokale dhe investime të rëndësishme në infrastrukturën komunale.

 

Nga projektet e përfunduara te ato që janë në realizim, vazhdojmë të mbajmë ritmin e investimeve dhe të sjellim rezultate konkrete për çdo komunë dhe çdo qytetar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT