Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, on inpektuar nga afër nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen Dardania. Ky projekt vjen pas përfundimit të suksesshëm të rrjetit të ujësjellësit dhe rregullimit të anësoreve, duke përmbyllur një cikël të rëndësishëm investimesh infrastrukturore për banorët e kësaj zone.
Gjatë inspektimit, kryetari Kasami u shpreh se ky premtim po shndërrohet në realitet, duke theksuar se administrata komunale po sjell ndryshime konkrete atje ku më parë nuk është vepruar.
”E premtuam, dhe sot po e realizojmë. Aty ku të tjerët nuk kanë prekur asgjë, ne po ofrojmë kushte më të mira për qytetarët! Me punë konkrete, po e transformojmë Tetovën hap pas hapi,” deklaroi Kasami.


