Presidenti amerikan paralajmëron goditje të paprecedentë: Trump thotë se po shqyrton një sulm masiv ndaj Iranit

WASHINGTON — Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është afër marrjes së një vendimi për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, duke paralajmëruar një sulm masiv dhe duke theksuar se Teherani „nuk ka marrë ende mjaftueshëm dhimbje“.

 

Në një intervistë të shkurtër për Axios, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të afert vendimin për këtë goditje të re ushtarake.

„Po shqyrtoj një sulm masiv. Më të madh se kurrë më parë. Jam afër marrjes së një vendimi. Jemi të gjithë gati për të,“ — citohet të ketë thënë Trump.

Sipas presidentit, ndonëse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe është i vetëdijshëm për pasojat, Izraeli do t’i bashkohej brenda pak minutash nëse do t’ia kërkonte. Ai shtoi se Irani dëshiron të negociojë, por nuk është treguar ende gati për një marrëveshje reale.

Operacionet e synuara nga Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim dobësimin sistematik të kapaciteteve ushtarake dhe detare të Iranit në Ngushticën e Hormuzit, korridorin jetik të energjisë që Teherani e ka bllokuar, duke rritur ndjeshëm frikën për një konflikt më të gjerë rajonal në Lindjen e Mesme.

/ kohanews

TË NDRYSHME

TË FUNDIT