Forcimi i kapaciteteve institucionale, temë e takimit mes ministrit Ferati dhe IFES

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me përfaqësues të IFES-it, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare në mbështetje të proceseve demokratike dhe zhvillimit institucional.

 

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi sfidat dhe nevojat aktuale të Ministrisë, me theks të veçantë në avancimin e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e efikasitetit në zbatimin e kompetencave të saj.

Në këtë drejtim, si ministri Ferati ashtu edhe përfaqësuesit e IFES shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin profesional të stafit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.

U vlerësua se bashkëpunimi i vazhdueshëm do të kontribuojë në forcimin e institucioneve, promovimin e vlerave demokratike dhe përmirësimin e shërbimeve në interes të qytetarëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT