Vinicius u ofrua edhe Liverpoolit: Përgjigjja e anglezëve ishte e shkurtër dhe e qartë

Siç transmeton KohaNEWS, e ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar, sidomos pas zhvillimeve të fundit ku ylli brazilian mësohet se u ofrua në drejtim të Liverpoolit.

 

Përveç interesimit nga Arsenal, burimet bëjnë të ditur se nga ana e lojtarit u tentua një lëvizje e mundshme drejt Anfield, por kampionët e Anglisë nuk kanë shfaqur interesim konkret dhe nuk kanë nisur bisedime. Përgjigjja e klubit anglez ka qenë e prerë, duke qenë se fokusi i tyre në këtë merkato është përqendruar te përforcimi i krahut të djathtë të sulmit — pas largimit të Mohamed Salah — gjë që e bën profilin e Vinicius në krahun e majtë të paprioritetshëm për momentin.

Nga ana tjetër, situata e brazilianit te Real Madrid mbetet e paqartë pasi bisedimet për kontratën e re nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare, duke lënë hapësirë për spekulime rreth së ardhmes së tij.

/ KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT