Siç transmeton KohaNEWS, ministri Aleksandar Nikoloski ka njoftuar se ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë po zhvillohet me një dinamikë të përshpejtuar, ndërsa në muajt në vijim pritet të lëshohen për qarkullim 10 kilometrat më të ndërlikuara të këtij aksi.
Sipas njoftimit, dy galeri janë përfunduar plotësisht, kurse në të tretën po punohet intensivisht, duke u dëshmuar si zgjidhja më e mirë dhe më efikase në terren për stabilizimin e tokës. Njëkohësisht, paralelisht po punohet në stabilizimin e truallit, finalizimin e urave, si dhe përfundimin e të dyja tubave të tunelite.
Duke e cilësuar këtë si një projekt që dikur ishte lënë pas dore dhe ku askush nuk besonte, Nikoloski theksoi se tashmë po shihet fundi i punimeve:
“Këtu tashmë kemi 34 kilometra ku qarkullohet, ndërsa në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjera, të cilat janë pjesët më të ndërlikuara të kësaj autostrade ku përfshihen tunlet dhe galeritë.”
/ KohaNEWS


