Në gjashtëmujorin e parë të vitit, Shqipëria ka regjistruar një fluks prej 9.166.350 vizitorësh vendas dhe të huaj, që përbën një rritje prej 6,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell KohaNEWS.
Sipas të dhënave të Institutit Statistikor (INSTAT), periudha janar-qershor ka sjellë në vend 5.059.069 shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 6,2 për qind, ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptarë arritën në 4.107.281 (rritje prej 7,1 për qind).
Statistikat e muajit qershor Vetëm gjatë muajit qershor, territori shqiptar ka regjistruar 2.081.649 hyrje, prej të cilave:
-
1.346.279 ishin shtetas të huaj (rritje vjetore prej 1,3%).
-
735.370 ishin shtetas shqiptarë.
Sipas INSTAT, pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vazhdojnë të vijnë nga Evropa (ku Evropa Jugore përbën 66% të mbërritjeve, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore 14%). Për më tepër, 98 për qind e të huajve hynë për qëllime personale, ndërkohë që hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale shënuan një ulje prej 17,7 për qind.
Megjithatë, Ministria e Turizmit ka bërë të ditur se numri i turistëve nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë, ndikim ky i cili i atribuohet edhe protestave që janë mbajtur për gati dy muaj në Tiranë.
/KohaNEWS


