Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar sot përfundimin e punimeve dhe vënien në përdorim të rrugës së re në lagjen “Dardania”, e cila sjell kushte moderne dhe standarde bashkëkohore për banorët e kësaj zone, përcjell KohaNEWS.
Gjatë këtij investimi është ndërhyrë rrënjësisht në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore. Konkretisht, projekti ka përfshirë instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, vendosjen e anësoreve (trotuareve/kanaleve mbrojtëse) si dhe asfaltimin e plotë të trasesë rrugore.
Duke uruar banorët për këtë lehtësi të re në jetën e përditshme, nga komuna theksojnë se projektet infrastrukturore që përmirësojnë cilësinë e jetesës në lagjet e qytetit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
/KohaNEWS


