Bota shënon ulje të arit të zi, qytetarët në Maqedoni përballen me shtrenjtim drastik të karburanteve

Ndërsa tregjet botërore të energjisë po regjistrojnë ulje të ndjeshme të çmimeve të naftës pas zbutjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, qytetarët në Maqedoni përballen me një goditje të rëndë ekonomike dhe rritje ekstreme të çmimeve të derivateve, përcjell KohaNEWS.

 

Rënia e çmimeve në tregjet botërore

Tregu global i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme në sesionet e fundit të tregtimit, duke u larguar ndjeshëm nga nivelet maksimale dydymujore të arritura javën e kaluar. Kjo qetësim i tregjeve vjen pasi SHBA-ja dhe Irani nuk ndërmorën sulme të ja reja ushtarake në rajonin e Gjirit Persik.

Si pasojë, kontratat e futures për naftën e papërpunuar Brent për muajin shtator ranë ndjeshëm nën 92 dollarë për barel (duke u treguar rreth 90.23 dollarë), ndërsa nafta referuese amerikane WTI zbriti në afër 83.91 dollarë për barel. Analistët vlerësojnë se kjo ulje globale vjen si reflektim i drejtpërdrejtë i uljes së frikës nga një përshkallëzim total që do të bllokonte furnizimet përmes Ngushticës së Hormuzit.

Rritje drastike e çmimeve në Maqedoni

Megjithëse bota po shënon lëvizje rënëse të çmimeve të arit të zi, situata në Maqedoni paraqitet krejtësisht ndryshe. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat sjellin rritje jashtëzakonisht të larta dhe hyjnë në fuqi nga mesnata (28.7.2026, ora 00:01).

Sipas vendimit të KRRE-së:

  • EUROSUPER BS-95 rritet për 3,00 denarë/litër dhe do të shitet me 93,00 denarë.

  • EUROSUPER BS-98 rritet për 3,00 denarë/litër dhe do të shitet me 95,00 denarë.

  • EURODIZEL (D-E V) shënon rritje ekstreme prej 4,50 denarë/litër, duke arritur në 98,50 denarë.

  • Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shton 5,00 denarë/litër, duke u vendosur në 98,00 denarë.

  • Mazuti M-1 NS rritet për 2,726 denarë/kg dhe do të kushtojë 48,099 denarë për kilogram.

Kjo mospërputhje mes rënies ndërkombëtare dhe rritjes drastike në tregun vendas pritet të rëndojë ndjeshëm xhepat e qytetarëve dhe kostot e transportit në vend.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT