Këshilli i Komunës së Strugës ka miratuar vendimin për zgjatjen e orarit të punës së objekteve hotelierike në territorin e komunës gjatë organizimit të manifestimeve kulturore, turistike dhe ngjarjeve të tjera publike për vitin 2026, përcjell KohaNEWS.
Sipas vendimit të miratuar, orari i punës do të zgjatet:
-
Me 1 orë në datat: 26, 27 dhe 28 korrik; 5, 6, 7, 9, 13, 14, 15, 26, 28 dhe 29 gusht; 8 dhe 28 shtator; 11 dhe 23 tetor; 1, 8 dhe 22 nëntor; si dhe 21 dhe 25 dhjetor 2026.
-
Me 2 orë në datat: 1, 2 dhe 3 gusht 2026.
Ky vendim synon të mbështesë sezonin turistik dhe ekonominë lokale, të lehtësojë zhvillimin e pandërprerë të manifestimeve të planifikuara, si dhe të kontribuojë në një organizim sa më të mirë të ngjarjeve që promovojnë vlerat e Strugës. Nga komuna theksojnë se do të vijojnë të krijojnë kushte favorshme për turizmin dhe jetën kulturore, duke respektuar njëkohësisht legjislacionin në fuqi dhe interesin e qytetarëve.
/KohaNEWS


