“Sot nisën punimet për ndërtimin e rrugës fushore që lidh dy vendbanimet tona, Kamjanin dhe Sellarcën. Rruga do të ndërtohet me gjerësi prej 5.5 metrash, me trotuare, duke krijuar kushte më të mira për qarkullim të sigurt dhe më funksional”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Më tutje, ai ka nënvizuar se në cilat drejtime, do ndikojë drejtpërdrejtë ky projekt infrastrukturor.
“Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës, do të rrisë vlerën e pronave dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të bujqve.
Ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe një investim që i shërben zhvillimit të Komunës së Bogovinës.
Vazhdojmë të punojmë për infrastrukturë moderne dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka mbaruar statusin e tij në Facebook, Abazi.


