Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së parë të edicionit të ri 2026/2027 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut (LPFMV), skuadra e Sileksit ka marrë kryesimin e tabelës pas një fitoreje bindëse, përcjell KohaNEWS.
Kratovasit shënuan fitoren më të lartë të kësaj jave duke mposhtur Bashkimin me rezultatin e thellë 6:0, fitore kjo që i vendos në vendin e parë për shkak të goldiferencës më të mirë. Nën udhëheqjen e rezultateve të xhiros së parë, në grupin e skuadrave me nga 3 pikë radhiten edhe Tikveshi, Struga, Shkëndija dhe Vardari, të cilat gjithashtu e kanë nisur kampionatin me fitore.
Renditja aktuale në LPFMV pas xhiros së parë:
| Poz | Skuadra | ON | Pоб | Н | Пор | ПОС | ПРИ | ГР | БОД |
| 1. | FK Sileks | 1 | 1 | 0 | 0 | 6 | 0 | +6 | 3 |
| 2. | GFK Tikvesh | 1 | 1 | 0 | 0 | 5 | 1 | +4 | 3 |
| 3. | FK Struga Trim & Lum | 1 | 1 | 0 | 0 | 3 | 0 | +3 | 3 |
| 4. | FK Shkëndija | 1 | 1 | 0 | 0 | 3 | 0 | +3 | 3 |
| 5. | FK Vardar | 1 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | +2 | 3 |
| 6. | FK Bregalnica | 1 | 0 | 0 | 1 | 0 | 2 | -2 | 0 |
| 7. | FK Skopje | 1 | 0 | 0 | 1 | 0 | 3 | -3 | 0 |
| 8. | FK Shkëndija Haraçinë | 1 | 0 | 0 | 1 | 0 | 3 | -3 | 0 |
| 9. | FK Aresimi | 1 | 0 | 0 | 1 | 1 | 5 | -4 | 0 |
| 10. | FK Bashkimi | 1 | 0 | 0 | 1 | 0 | 6 | -6 | 0 |


