Sonte, sheshi “Iliria” u mbush përplot me mijëra shqiptarë që dhanë mesazhin e qartë se Tetova nuk ndalet. Në tubimin përmbyllës të fushatës, atmosfera ishte e një qyteti që tashmë e ka bërë zgjedhjen e vet me Një Zë për Bilall Kasamin.
Tetova nuk kthehet më pas. Ajo e dha betimin sonte që rruga e nisur nga Bilall Kasami të vazhdojë pa kthim, pa ndalesë dhe pa kompromis. Katër vite punë të pandalshme e kanë nxjerrë qytetin nga errësira në dritë, nga borxhi në zhvillim, nga kaosi në rend dhe vizion.
Bilall Kasami e shpëtoi Tetovën nga kolapsi financiar dhe i ktheu dinjitetin tetovarëve.
Sot, Tetova po ngrihet me stadium të ri, bulevarde moderne, çerdhe e shkolla të reja, salla sportive dhe pishina. Borxhi i komunës u përgjysmua, projektet morën hov dhe puna mori frymë.
Tani është koha për Kapitullin e Dytë të zhvillimit, Tetova me teleferik në Kodrën e Diellit, me tunel drejt Prizrenit dhe me investitorë të mëdhenj që sjellin jetë dhe vende pune në qytet.
Në këtë frymë të fitores, krahas Bilall Kasamit qëndron Albi Qamili, bartësi i ri i listës përfaqësuesi i brezit që po merr stafetën e ndryshimit, me energji, guxim dhe përkushtim për qytetin.
Nga sheshi “Iliria” u dha mesazhi më i fortë i fushatës: Tetova po ecën me VLEN-in, po ecën me Bilall Kasamin.
Më 19 tetor, Tetova do të flasë me Një Zë për Bilall Kasamin dhe Albi Qamilin!