Bartësi i listës së Koalicionit VLEN për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, zhvilloi sot një takim të ngrohtë me rininë tetovare, ku të pranishëm ishte edhe kryetari aktual dhe kandidati për mandat të dytë, Bilall Kasami.
Takimi u mbajt në qendër të qytetit në një atmosferë të gjallë dhe optimiste, ku u shkëmbyen ide për të ardhmen e Tetovës dhe për projektet që do të thellojnë transformimin e filluar gjatë mandatit të parë.
“Vrulli i rinisë që e solli Fitoren e Madhe në Tetovë është forca që do ta vulosë fitoren më 2 nëntor,” deklaroi Albi Qamili, duke theksuar se energjia e të rinjve është garanci për një Tetovë moderne dhe evropiane.
