Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë informale

KUMTESË Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë informale

 

Shkup 22.10. të vitit 2025

 

Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për zbatimin e Planit të Rritjes,  konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar plotësisht dhe me sukses masën reformuese 4.1.1 – “Përballja i ekonomisë informale në mbështetje të strategjisë për formalizimin e ekonomisë informale”.

Qëllimi i masës është promovimi i ekonomisë formale duke intensifikuar mbikëqyrjen inspektuese dhe duke zbatuar qasje të bazuar në vlerësimin e rrezikut, me fokus në sektorët më të ndjeshëm ndaj aktiviteteve informale, ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, vendi ka tejkaluar shumë qëllimet e vendosura për rritjen e numrit të inspektimeve dhe rezultateve të mbikëqyrjes në kuadër të kësaj reforme me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 2,5 milionë euro, me qëllim forcimin e institucioneve, digjitalizimin e shërbimeve inspektuese dhe forcimin e ekonomisë formale.

Inspektorati Shtetërori Punës (ISHP) zbatoi 16.464 inspektime në periudhën korrik 2024 – qershor 2025, që paraqet rritje prej 242% në raport me qëllimin për 20% rritje krahasuar me mesataren e viteve 2020–2023.

Janë zbuluar 543 punëtorë të paregjistruar, që është rritje prej mbi 200% krahasuar me vitet e mëparshme. Inspektorati Shtetërori Tregut (ISHT) ka kryer 669 inspektime, që është 40% më shumë se vlera qëllimore, me ç’rast janë lëshuar 222 aktvendime administrative, ndërsa 18 operatorë të paregjistruar ekonomikë të mbyllur për shkak të mosrespektimit të ligjeve.

Këto arritje janë rezultat i zbatimit të qasjes së bazuar në rrezik në planifikimin e aktiviteteve inspektuese, me fokus prioritar në sektorët më të prekur nga ekonomia informale – ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi. Të dy institucionet zbatojnë metodologjitë e menaxhimit të rrezikut dhe përdorin aktiv të veglave digjitale për të përmirësuar efektivitetin dhe transparencën e punës së tyre

Komisioni Evropian në vlerësimin e tij e thekson se Maqedonia e Veriut ka zbatuar reformën “plotësisht dhe me sukses”, pa financim të dyfishtë dhe me përputhje të plotë me standardet evropiane.

Kjo mirënjohje nga Komisioni Evropian është konfirmim i punës serioze të institucioneve dhe rezultateve konkrete nga të cilat përfitojnë si qytetarët ashtu edhe bizneset. Trajtimi i ekonomisë informale është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës – së bashku me partnerët evropianë do të vazhdojmë të ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, konkurruese dhe formale.

Me respekt, Njësia

për marrëdhënie me publikun

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com