Elezi: Ishte një fitore që e prisnim – AKI hyri në fushatë me tema të shpikura dhe të sajuara

Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN ka fituar në shumicën e komunave, pasi AKI hyri në fushatë me tema të shpikura dhe të sajuara, duke dështuar të përmbushë premtimet ndaj votuesve të saj.

“Ishte një fitore që e prisnim, sepse AKI e humbi krejtësisht qasjen ndaj këtyre zgjedhjeve lokale. Ata shpikën disa tema që nuk përputhen me realitetin dhe me nevojat e vërteta të votuesve në komunat shqiptare. Duke hyrë në këtë fushatë me narrativa të pavërteta dhe të sajuara, ata nuk patën kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe nuk e dëgjuan zërin e tyre.

Kjo është pasojë e faktit që nuk arritën të japin rezultate dhe nuk i realizuan premtimet në komunat që i kanë udhëhequr më parë. Po ashtu, mungoi një ofertë konkrete, reale dhe e qëndrueshme, si dhe kandidatura të forta në komunat ku garuan,” deklaroi Elezi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com