Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, zhvilloi një takim me aktivistët dhe mbështetësit në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, aty ku më 19 tetor u sigurua një fitore e qartë dhe bindëse.
Kasami falënderoi të gjithë aktivistët për përkushtimin dhe besimin e treguar, duke theksuar se kjo mbështetje është dëshmi e punës së bërë dhe e vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm.
“Me të njëjtin bashkim dhe energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara,” deklaroi Kasami.
![]()