Ndryshimet për shfrytëzimin ekskluziv të korsisë për pagesë me M-Tag hyjnë në fuqi nga mesnata!
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRSH) gjatë periudhës së kaluar në disa raste e ka informuar opinionin për ndryshimet në funksionimin e sistemit të pagesës nëpër pikat e pagesës (pagesat rrugore) të cilat hynë në fuqi sonte nga mesnata (15.06.2026). Nga atje dërgojnë paralajmërimin e fundit se korsitë e shënuara për MTAG do të jenë të destinuara EKSKLUZIVISHT PËR SHFRYTËZIM NGA PËRDORUESIT ME TAGE ELEKTRONIKE.
Në këtë drejtim, u bëhet apel shfrytëzuesve të shërbimeve në pikat e pagesës që të ndjekin me më shumë kujdes tabelat informative elektronike të vendosura para dhe në vetë pikat e pagesës, ku është bërë kategorizimi i qartë i korsive sipas llojit të pagesës:
-
Pagesa me MTAG
-
Pagesa me MCARD, dhe
-
Pagesa me CASH (Para të gatshme) dhe MCARD
Shënim i rëndësishëm: Me këtë ndryshim, anulohet kryerja e pagesës me MCard në korsitë e parapara për MTag. Përdoruesit që shfrytëzojnë MCard do ta kryejnë pagesën në korsitë e tjera të disponueshme në pikën e pagesës, në përputhje me destinimin e tyre.
Gjithashtu, NPRSH u bën thirrje dhe apelon tek përdoruesit që të respektojnë rreptësisht sinjalizimin vertikal dhe horizontal për qarkullim të papenguar dhe të sigurt, duke pasur detyrim të ndjekin sinjalizimin për statusin e korsive:
-
Shigjeta e gjelbër – shënon korsi aktive (të hapur)
-
Iksi i kuq (X) – shënon korsi të mbyllur
Mosrespektimi i shënimeve dhe destinimit të korsive mund të shkaktojë bllokime në komunikacion dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e trafikut.
Ky njoftim publikohet me qëllim të informimit me kohë dhe përshtatjes së përdoruesve me ndryshimet në sistemin e pagesës.
Me respekt,
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore


