Zemra e Çegranit rreh për fitore ndaj Tikveshit

KF Arsimi nga fshati Çegran i Gostivarit do të përballet këtë të premte me GFK Tikvesh, në ndeshjen e radhës në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Takimi luhet në “Stadiumin e Qytetit” në Kavadarc, me fillim nga ora 14:30.

Skuadra verdhezi synon të marrë rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë, për të vazhduar garën me ambicie dhe karakter në kampionat.

Detajet e ndeshjes:
🏆 LPFM
🗓 E Premte
🕐 14:30
🏟 Stadiumi i qytetit, Kavadarc

Arsimi i Çegranit ka treguar se është kundërshtar i fortë për çdo ekip dhe mbështetja e tifozëve do të jetë si gjithmonë shtysë për sukses.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com