Princi Leka Zogu II i fejuar me Blerta Celibashin në Ksamil, ceremonia pasqyruar nga revista franceze

Ceremonia e fejesës së Princit Leka Zogu II me fotografen Blerta Celibashi u zhvillua në plazhin e Ksamilit, me rërë të bardhë dhe ujëra të bruzta, dhe u pasqyrua edhe nga revista franceze “Point de Vue”. Princi 43-vjeçar dhe Blerta 27-vjeç mblodhën rreth 70 miq dhe të afërm për të formalizuar lidhjen e tyre, ndërsa pranë tyre ishte edhe vajza e princit nga martesa me Elia Zaharian, Geraldina, e cila më 22 tetor festoi ditëlindjen e pestë.

Në kompleksin luksoz ku u mbajt ceremonia, u shërbyen japrakë përpara se princi të ngrinte dollinë e parë, duke falënderuar të ftuarit në anglisht, ndërsa Blerta foli në shqip. Më pas, çifti zhvilloi vallëzimin e tyre të parë dhe shkëmbyen unaza, njëra prej të cilave mbante mbishkrimin: “Dashuria i duron të gjitha.”

Në një intervistë pas ceremonisë, Princi Leka dhe Blerta Celibashi ndanë përjetimet e tyre:

  • Princi Leka: “Fejesa jonë duhej të reflektonte sinqeritetin dhe thjeshtësinë tonë. Nuk ishte vetëm një moment personal, por edhe një falënderim për këdo që na ka mbështetur dhe një mënyrë për t’u ndarë me popullin shqiptar.”

  • Blerta Celibashi: “U preka nga integriteti i Lekës, durimi dhe përkushtimi i tij ndaj misionit. Ai tregon përulësi të rrallë për dikë në pozitën e tij dhe ndjenja e tij ndaj Shqipërisë më preku thellë.”

Princi Leka shtoi se dëshira e tyre është të ndërtojnë një jetë me domethënie dhe në shërbim të të tjerëve, duke inkurajuar përpjekjet diplomatike dhe duke ndihmuar popullin shqiptar drejt një të ardhmeje europiane, duke ruajtur një ekuilibër midis republikës, historisë dhe trashëgimisë mbretërore.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com