Mesfushori kosovar dhuron paraqitje të jashtëzakonshme dhe rrit shanset për thirrje në Kombëtaren e Kosovës.
Mesfushori kosovar, Behar Neziri, vazhdoi formën e shkëlqyer në Superligën e Zvicrës, duke kontribuar fuqishëm në fitoren e thellë të St. Gallen ndaj Grasshoppers.
Neziri luajti ndeshje të plotë, ku kompletoi 77 prekje të topit, dhuroi një pasim kyç dhe fitoi 6 nga 9 duelet që synoi. Për këtë paraqitje, ai u vlerësua me notën 7.9 nga “SofaScore”.
Te goli në këtë takim u aktivizua edhe qendërsulmuesi Shkëlqim Vladi, i cili ka qenë disa herë në listën e gjerë të Kosovës, por nuk është ftuar kurrë në ekipin A.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Neziri shprehu kënaqësinë që po tërheq vëmendjen e Kombëtares së Kosovës, edhe pse ende nuk ka pasur kontakte direkte me FFK-në ose me përzgjedhësin Franco Foda.
Mbetet të shihet nëse këto paraqitje të vazhdueshme pozitive do t’ia ndryshojnë mendjen Fodas për ta ftuar mesfushorin në dy ndeshjet e nëntorit, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.

