Bojan Ilievski nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum

Bojan Ilievski nuk do të mbrojë më ngjyrat e Struga Trim Lum. Pas përfundimit të kontratës, vlerësuam se i njëjti ka dhënë mjaftueshëm për skuadrën, që tashmë e tutje do të përqëndrohet më shumë në forca të reja, duke përqafuar talentet e reja që kemi në skuadër.

 

Klubi dëshiron ti shprehë mirënjohje Ilievskit për përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Struga Trim Lum për gjatë dy edicioneve që ishte pjesë e jona.

Gjatë kësaj periudhe, ai regjistroi plotë 69 ndeshje, 3 gola dhe 5 asistime.

Struga Trim Lum i uron shumë fat dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT