Sot, në Ministrinë e Drejtësisë, u zhvillua dorëzim-pranimi të detyrës së ministrit, me ç’rast ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori detyrën nga ministri i deritanishëm, Igor Fillkov.
Ministri Shasivari theksoi se do të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë, duke u fokusuar në avancimin e sundimit të ligjit, forcimin e pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, rikthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi, si dhe vazhdimin e proceseve reformuese në përputhje me përcaktimet strategjike të Qeverisë dhe agjendën evropiane të shtetit.
“Ministria e Drejtësisë do të mbetet një institucion i hapur dhe profesional, i përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve, sundimit të ligjit dhe sigurimit të një sistemi gjyqësor efikas, të drejtë dhe të qasshëm”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.


