Tragjedi në futbollin tetovar – ndahet nga jeta futbollisti i KF Dardania Neproshten, Kujtim Mustafi

Klubi Futbollistik Dardania Neproshten ka njoftuar me dhimbje të thellë për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të saj, Kujtim Mustafi.

“Të nderuar sportdashës, miq dhe shokë, me dhimbje të madhe sot morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të lojtarit tonë Kujtim Mustafi, lajm ky që i tronditi të gjithë ata që e kanë njohur.
All-llahu inshallah e shpërblen me xhenet, familjes, të afërmve dhe shokëve ua dhëntë durimin”, – thuhet në njoftimin e klubit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (31 tetor 2025), pas namazit të xhumasë.

Lajmi për humbjen e Mustafit ka shkaktuar tronditje në komunitetin sportiv të Tetovës dhe më gjerë, pasi ai njihej si lojtar i përkushtuar dhe njeri i dashur mes shokëve të skuadrës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë dashamirëve të sportit.
U prehtë në paqe Kujtim Mustafi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com