Taulant Seferi vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ishte njeriu i ndeshjes në triumfin e thellë 5-0 të Bodrumsporit ndaj Istanbulsporit, duke realizuar dy gola të klasit të lartë. Ai zhbllokoi sfidën me një goditje të saktë nga distanca dhe më pas mbylli llogaritë pas një aksioni personal të gjatë, ku kaloi disa kundërshtarë përpara se të mposhtte portierin.
Falë këtij paraqitjeje, Seferi e çon në nëntë numrin e golave këtë sezon, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Në këtë përballje u aktivizua si titullar edhe Arlind Ajeti, që dha siguri në mbrojtje.
Edhe lojtarët e tjerë të Kombëtares po tregojnë formë të lartë. Medon Berisha u vlerësua si më i miri në fushë në ndeshjen Lecce–Verona që përfundoi pa gola, ndërsa Julian Shehu regjistroi asistin e tij të tretë sezonal në kampionatin polak, duke dëshmuar stabilitet dhe kreativitet në mesfushë.

