Pas 12 vitesh në krye të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i dorëzon postin Aleksandër Jovanovskit, i cili mori sot zyrtarisht mandatin e kryetarit të ri.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, Jovanovski u zotua për “punë të sinqertë dhe bashkëpunim me të gjithë”, ndërsa Dehari falënderoi qytetarët dhe mërgatën për mbështetjen gjatë 12 viteve në krye të komunës.
Sipas tij, projektet e nisura dhe të nënshkruara arrijnë vlerën e 7 milionë eurove në investime kapitale.
Këshilli i ri komunal ka 19 këshilltarë: 5 nga ASh, 3 nga VLEN, 2 nga kandidati i pavarur, 8 nga VMRO-DPMNE dhe 1 nga LSDM.
