Shqipëria, i vetmi vend me ulje të çmimit të energjisë – Rama njofton rritje pagash në OSHEE

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka përjetuar ulje të çmimit të energjisë, duke theksuar se kjo ulje ka arritur në 10%.

Gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, që synon zhvillimin e infrastrukturës për karikimin e automjeteve elektrike, Rama njoftoi gjithashtu rritje pagash për punonjësit e OSHEE-së.

Sipas tij, për 6,800 punonjësit e kompanisë do të ketë indeksim page me 6.1%, ndërsa elektriçistët do të përfitojnë një rritje prej 7,500 lekësh në muaj dhe inxhinierët elektrikë do të kenë 12,500 lekë shtesë mujore.

“Janë rritje të merituara për një skuadër që po përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, theksoi Rama.

Ky zhvillim vjen në kuadër të reformave për rritjen e eficiencës energjetike dhe tranzicionin drejt energjisë së pastër në vend.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com