Njohje evropiane për Tetovën – Komuna përfshihet në kadastrën e gjelbër të BE-së

Komisioni Evropian ka vlerësuar shumë pozitivisht komunën e Tetovës, si rezultat i shtimit të sipërfaqeve të gjelbra, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe krijimit të një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët. Si rrjedhojë e këtyre përpjekjeve, Tetova është përfshirë në regjistrin e kadastrës së gjelbër të BE-së, një njohje që tregon përkushtimin e komunës ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së mjedisit.

Nga Komuna e Tetovës theksojnë se ky vlerësim është rezultat i punës së vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, duke zbatuar projekte për gjelbërim, menaxhim më të mirë të mbeturinave dhe reduktim të ndotjes.
“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë politikat mjedisore të qëndrueshme që janë në harmonizim me ligjet evropiane, për një ambient të pastër dhe cilësor,” thuhet në reagimin e komunës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com