Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj dy të moshuarve, pasi akuzohen për veprën penale të prostitucionit dhe marrëdhënie seksuale në vende publike.
Sipas burimeve zyrtare, 70-vjeçari A.M. dhe 63-vjeçarja M.G. janë kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në një ambient publik, duke shkaktuar habi dhe të qeshura në qytet.
Rasti tashmë është në duart e institucioneve kompetente, të cilat po ndjekin procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

