Koalicioni VLEN ka filluar takimet organizative me qytetarët për të prezantuar plan-programin e tij zhvillimor. Një fokus i veçantë iu kushtua rinisë së komunës së Studeniçanit, e cila mbrëmë i dha mbështetje të fuqishme kandidatit për kryetar komune, z. Sedat Bislimi.
Të rinjtë u shprehën të gatshëm të jenë pjesë e ndryshimit, duke e parë veten si motor kryesor i zhvillimit të komunës. Në takim mori pjesë edhe deputeti i zonës, z. Bekim Sali, i cili me praninë e tij i dha më shumë peshë dhe mbështetje kandidaturës së Bislimit.
Koalicioni VLEN thekson se për komunën e Studeniçanit, ndryshimi është i domosdoshëm dhe ndryshimi VLEN.