Adnan Azizi: Pas dy mandatesh, politikanët duhet t’i lëshojnë vendin të rinjve

Deputeti Adnan Azizi deklaroi se në VLEN ende nuk ka arritur ndonjë kërkesë apo propozim që Menduh Thaçi të bashkohet me koalicionin, përcjell TV21.

Ai shtoi se politikanët me eksperiencë të gjatë nuk duhet të riaktualizohen, duke theksuar se pas dy mandatesh nuk ka arsye që të njëjtit politikanë të vazhdojnë të mbajnë poste.

“Nëse bëjmë riciklimin e figurave të vjetra, nuk e di se çfarë kanë t’i ofrojnë kësaj shoqërie dhe këtij mileti. Jam për të promovuar figura të reja”, tha Adnan Azizi.

Azizi theksoi se VLEN synon të sjellë energji të reja dhe politikanë të rinj, duke refuzuar rikthimin e figurave politike të vjetra.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com