Shqipëria pritet të furnizohet me sisteme artilerie të avancuara, mortaja dhe dronë nga kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems, njofton gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare.
Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me:
-
Topa 155 mm ATMOS, të montuar në kamionë
-
Mortaja 120 mm SPEAR
-
Dronë taktikë Magni X dhe Thor
Kjo marrëveshje pritet të forcojë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe bashkëpunimin ushtarak me Izraelin.
Burimi: Haaretz

