Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup e nis vitin akademik me një arritje të rëndësishme, duke i shtuar stafit të tij akademik Dr. Nora Limani Bektashi nga Kumanova.
Ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup me temë: “Zhvillimi i metodave biologjike dhe kimike për vlerësimin e efikasitetit të rrezatimit jonizues si teknikë e procesimit minimal të erëzave dhe kërpudhave të thata”, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Tekniko-Teknologjike me vlerësim të shkëlqyeshëm.
Në ceremoninë e mbrojtjes morën pjesë personalitete akademike dhe familjarë, duke nderuar këtë arritje të veçantë. Dr. Limani Bektashi, ligjëruese në UNT dhe autore e shumë punimeve shkencore ndërkombëtare, pritet të kontribuojë më tej në zhvillimin akademik dhe shkencor të universitetit.