Kryetari Blerim Sejdiu dhe deputeti Adnan Azizi inspektojnë punimet e tre rrugëve në fshatin Llërcë

Pas faljes së namazit të Xhumasë, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, së bashku me deputetin Adnan Azizi, qëndruan për vizitë në fshatin Llërcë, ku inspektuan punimet ndërtimore të tre rrugëve në tri lagje të ndryshme të këtij fshati.

Këto investime, të cilat përfshijnë edhe begatonizimin e disa rrugicave, pritet të sjellin përmirësim të dukshëm të infrastrukturës lokale, zhvillim të qëndrueshëm dhe një cilësi më të mirë jetese për banorët.

“Llërca po ndërtohet. Llërca po zhvillohet”, u shpreh kryetari Sejdiu, duke theksuar se puna për komunën dhe fshatrat e saj është prioritet i pandalshëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT