Vjedhje targarash në Lubjanë pas ndeshjes Slloveni-Kosovë: Ambasada e Kosovës jep udhëzime për qytetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka njoftuar të gjithë qytetarët kosovarë që kanë mbetur pa targa të automjeteve pas ndeshjes Slloveni-Kosovë të mbrëmshme, që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.

 

Dhjetëra qytetarëve iu vodhën targat e makinave pas përfundimit të ndeshjes, duke krijuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Ambasada thekson se rastet duhet të raportohen fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë, ndërsa për informacione shtesë dhe asistencë, qytetarët mund të kontaktojnë linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.

Ky paralajmërim vjen për të siguruar që qytetarët kosovarë të marrin mbështetje adekuate dhe të shmangin komplikime gjatë kthimit në vendlindje.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT