Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në podcastin “Flasim” se nga janari i vitit 2026 nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro në vend.
Ai theksoi se ky vendim shoqërohet me një rritje të konsiderueshme të pagave në të gjithë sektorët, duke përfshirë edhe shtimin e pagës minimale.
“Lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale,” deklaroi Rama.
Sipas kryeministrit, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, dhe pritet të shkojë deri në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.
Kostoja totale e kësaj rritjeje dhe indeksimi i pagave pritet të arrijë rreth 10 miliardë lekë, duke përfshirë mbi 144 mijë punonjës në të gjitha nivelet e administratës, në sektorin publik dhe privat.
Ky vendim pritet të përmirësojë standardin e jetesës dhe të rrisë fuqinë blerëse të punonjësve shqiptarë.

