Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se vendi synon të përfshijë të gjithë mekanizmin e mbrojtjes kombëtare në Samitin e NATO-s, i cili mbahet çdo vit veror dhe që në vitin 2027 do të zhvillohet në Shqipëri.
“Samiti mbahet në kohën e verës, qershor-korrik; për vitin 2027 do të jetë në Shqipëri, dhe ne synojmë një sistem të masiv mbrojtjeje të përbashkët me forcat aleate,” tha ministri Vengu.
Ai shtoi se dronët shqiptarë, sistemet antidronë dhe mjetet e blinduara do të jenë të gatshme për t’u përdorur gjatë këtij eventi historik të NATO-s.
Ky plan synon të demonstrojë kapacitetin mbrojtës të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të kontribuar në misionet e përbashkëta të aleancës veriatlantike.

