Fitorja e mbrëmshme e Kosovës ndaj Sllovenisë i ka dhënë ekipit dardan vendin në play-off-in e Botërorit 2025, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar.
Menjëherë pas suksesit, ka reaguar Armand Duka, anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s dhe president i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Ai përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar Kosovën, duke theksuar se historia po shkruhet me krenari dhe se ky është një moment i dyfishtë gëzimi për të gjithë shqiptarët.
“Historia po shkruhet me krenari. Shqipëria dhe Kosova, bashkë për herë të parë në PLAY-OFF-in e një Kampionati Botëror! Një muaj i dyfishtë gëzimi për të gjithë shqiptarët. Urime Kosovë! Urime miku im, Agim Ademi!” – shkruan Duka.
Ky sukses shënon një kapitull të ri për futbollin shqiptar dhe rrit shpresat për një pjesëmarrje historike në Botërorin 2025.

