Stop padrejtësisë në Hagë: Veteranët e UÇK-së dorëzojnë 285 letra te Këshilli i Evropës

Organizata e Veteranëve të UÇK-së (OVL UÇK) dorëzoi 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, duke shprehur shqetësimet e tyre lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ky veprim u realizua gjatë protestës së katërt masive në Strasburg, Francë, ku morën pjesë rreth 6000 shqiptarë nga e gjithë bota, transmeton Klankosova.tv.

“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg. Gjatë saj, dorëzuam edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë,” thuhet në postimin e organizatës.

Protesta dhe dorëzimi i letrave synojnë të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare mbi atë që veteranët e UÇK-së e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë dhe të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në mënyrë të paanshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com