Ministria e Transformimit Digjital informon opinionin se prej sot është hapur Thirrja Publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë për studentë për blerjen e pajisjeve elektronike, e cila realizohet përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime – uslugi.gov.mk.
Të gjithë studentët mund të aplikojnë jo më vonë se data 20 dhjetor të vitit 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, gjegjësisht marrja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025.
Hapat e aplikimit për studentët që janë në evidencën e MASH-it (linku i shërbimit: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980)
Studenti kyçet në uslugi.gov.mk dhe dorëzon aplikacionin për shërbimin “Thirrje Publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për studentë për blerjen e pajisjeve elektronike”.
Në procesin e aplikimit nuk është e nevojshme të ngarkohen dokumente. Pas aplikimit, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë.
Me vauçerin e marrë, dokumentin për identifikim dhe nënshkrimin e Deklaratës për vauçer të shfrytëzuar (në sallonin e shitjes së operatorit ekonomik), studenti mund ta marrë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur, jo më vonë se data 31.12.2025.
Hapat e aplikimit për studentët që NUK janë në evidencën e MASH-it
Nëse gjatë aplikimit sistemi konstaton se studenti nuk është në evidencën e MASH-it, ai automatikisht njoftohet dhe merr link drejt shërbimit të veçantë: “Thirrje Publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për blerjen e pajisjes elektronike për studentë që nuk janë në evidencën e MASH-it”, ku duhet të vazhdojë me aplikimin deri më 20.12.2025.
Në këtë rast, studenti është i detyruar të ngarkojë vërtetimin për student të rregullt/korrespondent, të lëshuar nga institucioni i lartë arsimor ku është regjistruar.
Pas aplikimit, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë.
Me vauçerin, dokumentin për identifikim dhe Deklaratën e nënshkruar për vauçer të shfrytëzuar, studenti mund ta marrë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur jo më vonë se data 31.12.2025.
Operatorët Ekonomikë për realizimin e vauçerëve:
zapocna-apliciranjeto-za-elektronski-vauceri-za-studenti-preku-nacionalniot-portal-za-e-uslugi-file-pt7c.pdf
Ministria e Transformimit Digjital i inkurajon të gjithë studentët të aplikojnë në kohë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime.

