Kryeministri Edi Rama në Samitin “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së” vlerësoi se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me udhërrëfyesin e ri të BE-së, i fokusuar te liritë dhe mundësitë e tregut të përbashkët europian, duke theksuar se qytetarët ndiejnë më shumë përfitimet konkrete sesa vetë procesin e integrimit.
Rama shtoi se Europa është ndërtuar duke vepruar dhe jo duke pritur, duke nënvizuar rëndësinë e veprimeve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, si udhëtimet më të lehta, punët më të mira dhe liria e lëvizjes.
Kryeministri gjithashtu bëri me dije se tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojnë në vitin 2026, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, ndërsa Shqipëria do të nisë bisedimet për anëtarësim dhe harmonizimin e plotë të Aqui-ve në fillim të vitit të ardhshëm.

